Haradinaj: VV-ja ka ndryshuar qëndrimet, s’mund t’i përdorë premtimet e kaluara - Bota Sot
Haradinaj: VV-ja ka ndryshuar qëndrimet, s’mund t’i përdorë premtimet e kaluara

Aktuale

Haradinaj: VV-ja ka ndryshuar qëndrimet, s’mund t’i përdorë premtimet e kaluara

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 13:08
Meliza Haradinaj dhe Ramush Haradinaj

Meliza Haradinaj pjesë e kabinetit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj e ka quajtur të vonshëm në politikë, shefin e Shtabit Zgjedhor të Vetëvendosjes, Besnik Bislimi.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se AAK-ja gjithmonë ka dalë e para me program dhe prioritete të qeverisjes, duke shtuar se këtë Bislimi nuk e mban mend, pasi sipas saj ai është i vonshëm në skenën politike vendore.

“E kuptoj frustrimin, sepse këto zgjedhje janë hera e parë që partive politike u duhet të shkruajnë program të ri, e jo t’a adaptojnë atë nga zgjedhjet e kaluara siç kanë bërë rëndom – sepse shumica e punëve të zvarritura me vite janë kryer tanimë nga Ramush Haradinaj për këtë gjysmë mandati”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, Vetëvendosje s’mund t’i përdorë premtimet e kaluara sepse tashmë ka ndryshuar qëndrimet.

Ajo tutje ka përmendur disa nga qëndrimet e Vetëvendosjes, që siç thotë ajo, nuk mund t’i përdorin në programin e tyre politik.

“Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë sepse është shtet i panatyrshëm dhe i imponuar (2006), pas zgjedhjeve 2010 synojmë Presidencën (2010), nuk e njohim flamurin dhe simbolet shtetërore, por e marrim rrogën nga Republika e Kosovës (2011), jemi kundër hajnisë dhe hajnave PDK/LDK, dialogu bosnjëzon Kosovën (2012), kontributi i Thaçit e Rugovës në periudhën e (para) luftës është i pamohueshëm (2012), ndërkombëtarët nuk na duhen, Kosova duhet të jetë sovrane’ (2013), Dorëzimi i mbi 70 kallëzimeve penale kundër grupit të Isa Mustafës në komunë; (2014), rritja e koalicionit me AAK-në në Prishtinë; (2014), formimi i VLAN, përkrahja e Ramush Haradinajt për kryeministër (2014), shqiptarët nuk e duan Amerikën, por tuten mos Amerika po i braktisë ata (2016), Isë Isë – argat i Serbisë (2017)”, ka shkruar ajo.

Haradinaj tutje thotë se shpreson që këtë herë Vetëvendosje do t’i qëndrojë besnik qëndrimeve politike, e të mos ketë nevojë të shkruajnë program të ri në sezonin e ardhshëm elektoral.

“I uroj shumë fat profës Besnik Bislimi në shkuarjen e programit të ri, shpresoj t’i qëndroni besnik qëndrimeve politike këtë herë e mos të keni nevojë të shkruani program të ri në sezonin e ardhshme elektorale. E di se e keni të vështirë këtë akrobacion fantastiko-shkencor të lëvizjes suaj, por megjithatë, ia vlen të provoni”, ka shtuar tutje Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...