“Demaskohen argatët e pushtetit, pa pikë marre po kërkojnë vota”

Aktuale

“Demaskohen argatët e pushtetit, pa pikë marre po kërkojnë vota”

Nga: A.ZH Më: 14 shtator 2019 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka kritikuar partitë politike se kanë futur në lista “argatë të pushtetit” që kanë mbajtur pozita në Gjykata, PTK, e në ndërmarrje publike.

Miftaraj në një postim në Facebook , ka thënë se këta persona “pa pikë marre po kërkojnë votat”, përcjell Bota sot.

Ai këtë e ka quajtur demaskim total të këtyre personave dhe partive politike.

Reagimi I Miftarajt në Facebook:

Demonstrimi praktik i kapjes se shtetit nga akteret(lexo argatet ose bedelet) e pushtetit, me se lehti vertetohet gjate fushatave parazgjedhore dhe listes se kandidateve per deputete!

Me dhjetera apo ndoshta edhe qindra argate te pushtetit qe kane mbajtur pozita ne Gjykate Kushtetuese, Inspektorat te Punes, PTK, ndermarrje publike apo agjenci te pavarura sot i shohim emrat e tyre ne lista zgjedhore per deputete kryesisht ne partite qe kane qene ne qeverisje ne dhjete vitet e fundit!

Edhe pa pike marre kerkojne vota!

Demaskim total i ketyre personave dhe partive politike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat