Nezir Kraki, ligjërues dhe profesor në Universitetin e Parisit, ka dhënë një parashikim të tij për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 6 tetor në Kosovë.
Ai ndër të tjerash, ka thënë më 6 tetor “shumë argatë të bandave do të pendohen” dhe se shumë njerëz “do të ndërrojnë sërish parti politike”, përcjell Bota sot.
Kraki këto i ka quajtur normale, teksa ka theksuar se në këtë datë, fituese duhet të dalë Kosova.
Reagimi i plotë i Krakit:
Me 6 tetor 2019
- shume karriera do mbyllen
- shume numra telefoni do harrohen
- shume analistë do zhgënjehen
- shumë figura televizove do kthehen në shikues anonimë
- shume argatë të bandave do pendohen
- shume llogari do prishen
- shume faqe e profile ne facebook do mbesin pa frymë
- shume dashni fiktive do avullohen
- shume njerëz do ndrrojne perseri parti e miq
- shume te tjere do zbresin ne realitet
- shume komente do fshihen
- shume llajka do terhiqen
- shume ‘unfolloë’ do ndodhin
- ...
Krejt këto janë vaki normale. Mos i merrni ngat zemres.
Ne fund, Kosova duhet te dale fituese.