Hoferer: Pavarësia e Kosovës fakt historik dhe realitet i pakthyeshëm

Aktuale

Hoferer: Pavarësia e Kosovës fakt historik dhe realitet i pakthyeshëm

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 14:34
Christian Hoferer

Kryetari i organizatës “Paneuropa-Jugend Bayern” (Rinia Panevropiane e Bavarisë) njëherit nënkryetar i të njëjtës organizatë për Gjermani, Christian Hoferer, ka kritikuar në mënyrën më të ashpër deklaratat e fundit të Presidentit çek Milosh Zeman, sipas të cilit Republika Çeke duhet të tërheq njohjen e Republikës së Kosovës.

“Kjo është gjunjëzim para lobimit serb dhe përpara presidentit rus Vladimir Putin”, tha Hoferer për Radio Kosova.

Për Hoferer dhe “Paneuropa-Union Deutschland”, pavarësia e Republikës së Kosovës është “një fakt historik dhe një realitet i pakthyeshëm”.

Në një deklaratë ekskluzive për Radio Kosova, Hoferer ka theksuar se e vlerëson  dhe respekton qëndrimin e Ministrit të Jashtëm çek Tom Czech Petriçek dhe Kryeministrit çek Andrej Babi Bab, të cilët janë deklaruar kundër tërheqjes së njohjes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat