Çfarë po kërkon ikonografia neo-otomane në fushatën e Albin Kurtit?

Aktuale

Çfarë po kërkon ikonografia neo-otomane në fushatën e Albin Kurtit?

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka filluar takimet me strukturat e partisë së tij nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. 

Kurti, ka filluar edhe prezantimin e kandidatëve për deputetë por, një gjë që ka rënë në sy është dizajnimi i skenës ku ai po fliste në takimin qendror të Vetëvendosjes.

Skenografia ngjanë me simbolet dhe ikonografinë e ideologjisë politike turke, neo-otomanizmit.

Image

Por, çfarë është neo-otomanizmi?

Ideologjia politike turke e cila në kuptimin e saj më të gjerë, promovon një angazhim më të madh politik të Turqisë brenda rajoneve që më parë ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane, shtetit para-ardhës.

Kohët e fundit, termi është shoqëruar edhe me promovimin e rigjallërimit dhe kulturave osmane, si muzika Jeniçer, ashtu edhe midis pakicave turke në ish-Perandorinë Osmane.

E për një angazhim të thelluar të Turqisë në përhapjen e pushtetit të saj nëpër vende të cilat ishin nën pushtimin e Perandorisë Osmane, kishte tërhequr vërejtje edhe profesori amerikan, Alon Ben-Meir, njohës i çështjeve politike të Ballkanit.

Alon Ben-Meir: Udhëheqësit shqiptarë duhet të distancohen nga Turqia

A mund të jetë kjo rastësi?

Në mbylljen e fushatës në vitin 2017, Lëvizja Vetëvendosje, kishte dizajnuar skenën e cila dukej ngjashëm me Qaben, vendin e shenjtë të myslimanëve në Mekë.

Ndërkohë, lideri i kësaj Lëvizje, Albin Kurti, kohëve të fundit ka vizituar vende të ndryshme të botës, ndër to edhe Turqinë ku është takuar me njerëz të afërt të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Gjatë vizitave të tij është shoqëruar nga Osman Atalay, i cili është i dyshuar për sponsorizim të organizatave terroriste e gjithashtu një anti-amerikan i përbetuar.

Image

Atalay gjithashtu është përfolur se ishte organizatori i vizitës së Albin Kurtit në Palestinë – vend ky i cili ka dalë kundër pavarësisë dhe shtetit të Kosovës.

A ishte sponsorizuesi i terrorizmit, Osman Atalay, organizator i vizitës së Kurtit edhe në Palestinë?

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka sqaruar shoqërimin e liderit të saj me këtë figurë – derisa edhe çështja e ngjashmërisë si skenës së përgatitur nga Lëvizja Vetëvendosje me simbolet neo-otomane mbetet mister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat