Xhafer Tahiri i LDK-së vjen me një mesazh për Kadri Veselin

Aktuale

Xhafer Tahiri i LDK-së vjen me një mesazh për Kadri Veselin

Nga: N.H Më: 14 shtator 2019 Në ora: 16:43
Kryetari i komunës së Vushtrris, Xhafer Tahiri

Kryetari i komunës së Vushtrris, Xhafer Tahiri, i ka bërë thirrje PDK-së dhe Kadri Veselit që ta ndalin fushatën shantazhuese dhe kërcënuese, që sipas tij, po e zhvillojnë në qytetin e Vushtrrisë.

Xhaferi ka treguar se Emin Selaci, familja Hoxha dhe Podvorica nuk kanë kaluar në PDK, ashtu siç pretendon kjo parti.

Ai përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se familja Selaci, Hoxha, Podvorica dhe Miftari deklarojnë se kurrë nuk do të jenë pjesë e një partie që “deklaron” që do ta luftoj korrupsionin një dukuri që PDK e ka instaluar vet në Kosovë.

Ja shkrimi i tij:

LDK-Dega në Vushtrri deklaron se nderi i qytetit z.Emin Selaci dhe familjet Hoxha, Miftari dhe Podvorica nuk kanë kaluar në PDK siç pretendon kjo parti.

I bëjmë thirrje Kadriut e PDK-së që të ndalin fushaten shantazhuese dhe kercenuese që po zhvillojnë në qytetin e Vushtrrisë, sidomos ndaj familjeve e personaliteteve me dinjitet të lartë në Vushtrri.

Familja Selaci, Hoxha, Podvorica dhe Miftari deklarojnë se kurrë nuk do të jenë pjesë e një partie që "deklaron" që do ta luftoj korrupsionin një dukuri që PDK e ka instaluar vet në Kosovë.

I bëjmë thirrje edhe gazetareve e medieve që për hirë të etikës profesionale e gazetareske të mos etiketohen familje të tëra nga lajme të rrejshme!

Aderimet individuale, janë e drejtë individuale kushtetuese, nëse ka të tilla, duhet të theksohen me emër e mbiemër por asesi si familje në tërësi.

LDK në Vushtrri deklaron se fitorja me Vjosën kryeminstre është e pandalshme. Qytetarët e Vushtrrisë me 6 tetor, do ta ndëshkojnë Kadriun e SHIK e të PDK-së për këtë fushatë shantazhuese e me shpifje të ulta!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat