Pacolli: Ndarja e Kosovës është në ëndrrat e Kremlinit e Beogradit, s’do të ndodhë kurrë

Aktuale

Pacolli: Ndarja e Kosovës është në ëndrrat e Kremlinit e Beogradit, s’do të ndodhë kurrë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:07
Behgjet Pacolli

Zëvndëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, po thotë se Kremlini dhe Beogradi e dëshirojnë ndarjen e Kosovës.

Por kjo sipas tij nuk do të ndodhë kurrë.

Përmes një postimi në Twitter, Pacolli thotë se edhe Rusia edhe Serbia heret a vonë do ta kuptojnë se tërësia territoriale e Kosovës është e paprekshme.

“Precedenti i vetëm i krijuar nga Rusia ndonjëherë është agresioni në ish regjionin e vendeve sovjetike. Ndarja e Kosovës ekziston në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Do ta njihni këtë herët a vonë”, ka shkruajtur Pacolli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat