Fidan Rekaliu: Llapi përherë me Lidhjen Demokratike të Kosovës

Aktuale

Fidan Rekaliu: Llapi përherë me Lidhjen Demokratike të Kosovës

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:09
LDK

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu, ka marrë pjesë në tubimin e sotëm në Podujevë, ku të pranishëm ishin kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani dhe kryetari i degës së LDK-së, Agim Veliu.

Rekaliu, ka publikuar fotografi në mesin e qindra e qindra të pranishmëve, teksa ka shkruar se Llapi ka qenë përherë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Rekaliu, mban postin e kryetarit të Forumit Rinor të LDK-së dhe në këto zgjedhje, garon me numrin 16.

Në zgjedhjet e kaluara ai, ishte njëri ndër deputetët më aktivë të Kuvendit, duke marrë shumë iniciativa në Kuvend në të mirë të të rinjëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat