Çitaku: Nuk kemi nevojë të shikojmë shumë larg për t’i gjetur heroinat mes nesh

Aktuale

Çitaku: Nuk kemi nevojë të shikojmë shumë larg për t’i gjetur heroinat mes nesh

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:21
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka kujtuar sakrificën e grave nga Kosova ndër vite.

Në një postim në Facebook, ajo ka publikuar fotografinë e nënës së saj e cila në vitin 1990 ishte e pranishme në protestën kundër suspendimit të autonomisë së Kosovës.

Çitaku ka thënë se nuk kemi nevojë të shikojmë shumë larg për t’i gjetur heroinat mes nesh.

Ky është postimi i saj në Facebook:

Viti 1990. Nana me motrën Jetën ( Jeta ka qenë 4 vjeçe ) në tubimin e grave kundër suspendimit të autonomisë.

Nanën nuk e ka ndalë asgjë kurrë. Sot me krenari shfaqim fotografitë e grave që marrin fëmijët në salla parlamenti. E pra, ja nana ime, para 30 vitesh, me vajzën e vogël në tubim protestues.

Nuk kemi nevojë të shikojmë shumë larg për t’i gjetur heroinat mes nesh.

Nana.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat