Shqetësim për sigurinë nacionale: Kina pajis me dron luftarak Serbinë

Aktuale

Shqetësim për sigurinë nacionale: Kina pajis me dron luftarak Serbinë

Nga: N.Sh Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:41
Droni ushtarak kinez

Analisti politik, Armend Muja thotë se është shqetësim për sigurinë nacionale pajisja me dron ushtarak e Serbisë nga Kina.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se Kosova duhet të shfrytëzoj pozicionimin e saj në luftën tregtare SHBA-Kinë.

Muja shton se në bazë të të dhënave të fundit Kina është bërë partneri ynë i dytë tregtar pas Gjermanisë.

Postimi i plotë:

Taksa per Kinen: javen e kaluar opinionit tone i ka ikur nje shqetesim i portretizuar ne media nderkombetare - Kina ka pajisur Serbine me drone luftarak (armen ofenzive). Kjo eshte shqetesim per sigurine nacionale. Koha qe Kosova te shqyrtoj pozicionimin e saj ne luften tregtare SHBA-Kine. Ne baze te te dhenave te fundit Kina eshte bere partneri yne i dyte tregtar pas Gjermanise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat