10 fakte pse Vjosa Osmani do t’i fitojë zgjedhjet më 6 tetor

Aktuale

10 fakte pse Vjosa Osmani do t’i fitojë zgjedhjet më 6 tetor

Nga: A.ZH Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:58
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre Vjosa Osmani

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre Vjosa Osmani, po merr mbështetje nga bashkëpartiakët e saj për zgjedhjet e 6 tetorit.

Mbështetje të vazhdueshme për të kandiduar në këto zgjedhje, i ka dhënë edhe kandidati i LDK-së për deputet Haxhi Avdyli.

Ky i fundit, në një postim në Facebook, ka publikuar dhjetë fakte se pse Osmani do të fitojë zgjedhjet më 6 tetor, përcjell Bota sot.

Avdyli ka thënë ndër të tjerash, se rinia e Kosovës te Osmani e sheh shpresën e ndryshimit dhe shansin për të qëndruar në Kosovën pa viza.

Image

Postimi i Avdylit:

Ja 10 fakte pse Vjosa Osmani fiton zgjedhjet e 6 tetorit:

1. Rinia po sheh te ajo shpresën e ndryshimit, shans për të qëndruar, ne Kosovën pa viza,

2. Gruaja po sheh te ajo shansin e emancipimit, e familjen si shtyllë të qeverisjes së saj

3. Qytetari po e sheh te ajo planin e zhvillimit, e qeverisjen me duar të pastra,

4. Të zhgënjyerit me drejtësin po besojnë që me Vjosën ringritet shteti ligjor, e luftohet korrupcioni,

5. Të papunët po besojnë se me Vjosën hapen vendet e reja të punês, e rritje investimesh nga jashtë

6. Bizneset po besojnë në lehtësira fiskale, e ndalje të haraqit,

7. Sektori privat po e sheh se do ketë prioritet qeveritar e punëtori i saj respektim te drejtave,

8. Pacientët me Vjosën sdo blejne barna  se sigurimet shëndetësore do fillojnë,

9. Nxënësit do edukohen si në Evropë e arsimtarët do kenë dinjitet,

10. Bujku e prodhuesi Kosovar sdo ketë hallin e tregut sepse Kosova do jetë pjesë e tregut të madh Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat