Dyshohet për manipulime në procesin e rekturimit të policëve të rinj

Aktuale

Dyshohet për manipulime në procesin e rekturimit të policëve të rinj

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Numër i konsiderushëm rekrutësh për Policë të Kosovës nga gjenerata e 54-të e Policisë, të cilët kanë përfunduar me sukses të gjitha parakushtet dhe normat përgatitore, javën e shkuar kanë dështuar në testin mjekësorë.

Ata nuk kanë marrë deri më sot (14 Shtator) asnjë sqarim zyrtar, qoftë me shkrim qoftë verbal, mbi arsyet e dështimit.

E tëra çfarë kanë kuptuar ata dhe mediat e interesuara ka qenë një njoftim i thjeshtë në faqen zyrtare të policisë e cila sipas numrit rreshtor të kandidatit e komunikon me automatizëm personit (kandidatin) që ka dështuar.

Përkundër ineteresimit të vet kandidatëve por edhe të mediave, Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi arsyet e dështimit të kandidatëve.

Pas interesimit të ‘RADIO 1’, rreth të vërtetës së kësaj procedure, ka arritur një email në tk cilin thuhet se kandidatët e rënë do njoftohen për arsyet e dështimit deri më 13 Shtator, gjë që nuk ka ndodhur.

Fakte të tilla ngrisin dyshime të bazuara për një proces të manipuluar.

Disa nga kandidatët e rënë shprehin dyshime të bazuara për një proces të manipuluar nga disa mjekë të angazhuar në procedurën e kotrollit përfundimtarë mjekësorë. Ata tashmë kanë shprehur gatishmërinë që zbardhjen e çështjes duke e çuar deri në Gjykatat më të larta dhe institucione tjera respektive. Kjo duke besuar shumë në vet institucionin e Policisë, si institucioni më i besueshëm në Kosovë.

Testi mjekësorë ishte zhvilluar në Objektin e spitalit ‘Aloka’ në Prishtinë.

Ndryshe dje Policia e Kosovës organizoi një ceremoni solemne në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ku u betuan 415 oficerë të rinjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat