“Sa jeni i pasur?” - kjo është përgjigja e Haradinajt

Aktuale

“Sa jeni i pasur?” - kjo është përgjigja e Haradinajt

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 19:05
Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se “ana materiale nuk e përmbush mjaftueshëm anën shpirtërore”, në një përgjigje lidhur me pasurinë e tij materiale.

I pyetur për pasurinë e tij në emisionin “N’Konak” Haradinaj ka thënë se paratë janë relative.

“Pasuria është relative. Ajo ana materiale nuk e përmbush mjaftueshëm shpirtin. Unë kam atë çfarë kam, nuk i kalkuloj ato. Është komplementar elementi material i imi”, ka deklaruar ai.

Ai foli sot për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe fotografitë e tij me Papën e me Nënë Terezë.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se ish-presidentin Rugova e ka njohur pak dhe në momentet e vonshme të aktivitetit të tij politik.

Megjithatë, Haradinaj ka folur vetëm fjalë të mira për Rugovën.

“Ai ka qenë atdhedashës; pra e ka dashur kombin, Kosovën”, deklaroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat