Haradinaj flet për Rugovën dhe fotografitë e ish-presidentit me Papën e Nënë Terezën

Aktuale

Haradinaj flet për Rugovën dhe fotografitë e ish-presidentit me Papën e Nënë Terezën

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 19:17
Ramush Haradinaj dhe Ibrahim Rugova

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe fotografitë e tij me Papën e me Nënë Terezë.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se ish-presidentin Rugova e ka njohur pak dhe në momentet e vonshme të aktivitetit të tij politik.

Megjithatë, Haradinaj ka folur vetëm fjalë të mira për Rugovën.

“Ai ka qenë atdhedashës; pra e ka dashur kombin, Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se fotografitë e Rugovës me Nënën Terezë dhe Papa Gjon Palin i kanë ndihmuar shumë Kosovës.

“Fotografitë e tij me Papën, me Nënën Terezë, të gjitha këto e kanë pasur një mesazh. Pra, z. Rugova e ka pasur një vizion”, ka deklaruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat