Veseli para veteranëve: Do ta transformojë Kosovën në një vend të sundimit të plotë të ligjit

Aktuale

Veseli para veteranëve: Do ta transformojë Kosovën në një vend të sundimit të plotë të ligjit

Nga: A.SH Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:26
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, njëra nga pesë shtyllat e tij si kryeministër është çështja e veteranëve të rremë.

“U bëra thirrje bashkëluftëtarëve të mi që të angazhohen edhe ata me mua për heqjen e kësaj njolle që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë:

Në takimin tim me veteranët, fola për Planin Kundër Korrupsionit që do vë në jetën në 100 ditët e para si kryeministër dhe u ndala tek çështja e veteranëve të rremë. Kjo është njëra nga pesë shtyllat kryesore të këtij plani që do ta transformojë Kosovën në një vend të sundimit të plotë të ligjit.

U bëra thirrje bashkëluftëtarëve të mi që të angazhohen edhe ata me mua për heqjen e kësaj njolle që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk duhet që të lejojmë që të bëhet tregti për vota me statusin e shenjtë të veteranit të luftës! Shpërndajeni këtë video nëse edhe ju dëshironi që së bashku t'ua kthejmë në vend luftëtarëve të lirisë nderin e cenuar prej mashtruesve të listave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat