Dhjetëra llapjanë i thonë po Albin Kurtit kryeministër

Aktuale

Dhjetëra llapjanë i thonë po Albin Kurtit kryeministër

Nga: N.Sh Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:58
Albin Kurti

Gjatë ditës së sotme në Podujevë ishte prezent Lidhja Demokratike e Kosovës ku u pa një numër i madh i qytetarëve që mbështetën Vjosa Osmanin për kryeministre.

Mirëpo, gjatë ditës edhe strukturat e Ballit Kombëtar Demokrat në këtë qytet janë bashkuar dhe i kanë thënë “po” Albin Kurtit Kryeministër.

Kështu ka vlerësuar, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami i cili ka bërë koalicion me LVV dhe tashmë është edhe kandidat për deputet me këtë koalicion.

Postimi i plotë i Gazmend Islamit:

Dhjetëra qytetarë llapjanë i thanë PO rreshtimit në frontin kundër politikave të keqe që kanë mbizotëruar qe dy dekada ne shtetin tonë dhe i thanë PO Albin Kurtit për kryeministër.

Në këtë tubim, të pranishëm ishin kandidati për deputet, Gazmend Islami dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, z. Bajram Ajeti.

#Vetevendosje #GazmendIslami86 #erdhidita

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat