Limaj tregon pse s’donte të jetonte në Zvicër

Aktuale

Limaj tregon pse s’donte të jetonte në Zvicër

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 21:47
Fatmir Limaj

Kandidati i koalicionit Nisma-AKR-PD për kryeministër, Fatmir Limaj, ka thënë se në vitet e 90-ta kur ka qëndruar në Zvicër ka ëndërruar që projektet e atjeshme infrastrukturore një ditë t’i shohë edhe në Kosovë.

Limaj ka thënë se arsyeja pse ai nuk i ka marrë fëmijët e tij për të jetuar në Zvicër ka qenë sepse ka dashur që të ardhmen ta ndërtojë në Kosovë.

Ai tha se për pak kohë sa ka jetuar në Zvicër, ka pasur lakmi që të bëjë në Kosovë projektet të cilat i ka parë të realizuara atje.

“Një kohë kam jetuar në Zvicër, e njoh me hap autostradën Friburg-Curih, atje janë do livadhe si me qenë në Komoran. Thosha me veten a mundet, a ka mundësi ndonjëherë të mbërrijmë deri aty”.

“Lakmia ime nuk ka qenë të rri atje, për atë nuk i kam marrë fëmijët, megjithëse i kam pasur dokumentet. Lakmia ka qenë qysh t’i marrë ato gjëra e t’i çoj në Kosovë, t’i bëjmë këtu”, tha Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat