Idrizi: Atyre që i punësojnë të rinjtë do t’ju ulen taksat

Aktuale

Idrizi: Atyre që i punësojnë të rinjtë do t’ju ulen taksat

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 22:36
Valdete Idrizi

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi,  ka deklaruar se plani i partisë së saj për zhvillim ekonomik është fuqizimi i rolit të gruas dhe rinisë.

Ajo deklaroi se plani i tyre është i detajuar i cili është bërë nga ekspertë të fushave.

“Në pika shumë të detajuar ekspertët e kanë bërë (planin për zhvillim ekonomik)”, deklaroi Idrizi në T7.

Ajo tutje shtoi se brenga më e madhe e partisë së saj është ikja e rinisë nga vendi dhe se si të krijohen vende të reja të puëns për ta.

“Brenga më e madhe e PDK’së është ikja e rinisë” tha ajo duke shtuar se prioritet për ta është “krijimi i shanceve të barabarta duke investuar në planin e zhvillimit ekonomik dhe promovimin e turizmit”.

Idrizi gjithashtu deklaroi se do të ketë mbështetje për prodhuesit dhe bujqit madje do të ketë politika lehtësuese për ata që punësojnë të rinjtë.

“Mbështetje e prodhuesve e bujqve dhe politika lehtësuese për fuqizimin e gruas dhe të rinjve. Kush i punëson të rinjtë do t’u lehtësohen taksat, do të jenë më të ulëta” deklaroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat