Kandidati i LDK-së për deputet: Nxënësit i kalojnë kot 5 prej 13 vjetëve në shkollë

Aktuale

Kandidati i LDK-së për deputet: Nxënësit i kalojnë kot 5 prej 13 vjetëve në shkollë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 23:42
Xhavit Rexhaj

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Xhavit Rexhaj, ka thënë se gjatë 13 vjetëve në shkollë, nxënësit pesë vjet e gjysmë i kalojnë kot pa mësuar gjë.

Ai ka treguar se arsyeja që ka vendosur t’i hyjë politikës është që ta bëjë ndryshimin në sistemin e arsimit në Kosovë.

“Pak jam befasuar edhe vet kur e kam parë vetën në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë. 30 vjet i kam kaluar në arsim – ende bëj punë vullnetare që ta përmirësoj cilësinë e mësimdhënies”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Por duhet bërë dallimin. Nëse je në shtet, mund të ndikosh në jetën e njerëzve. Prandaj kam vendosur që të angazhohem në politikë”.

“Në Kosovë asgjë nuk është e lehtë dhe nganjëherë ajo vendosmëria për të ndryshuar diçka shpesh herë të sjellë kokëçarje”.

“Unë besoj shumë, e kam analizuar sistemin me shumë vëmendje bashkë me një ekipi ekspertësh të LDK-së. Mendoj se mund të bëhet më shumë nga brenda sistemit sesa nga jashtë sistemit. Nuk është e vështirë, vetëm se duhet pak sjellje normale”.

“Arsimi në Kosovë nuk mund të katandiset më keq. Nuk e di se çka duhet të ndodhe që të zgjohemi nga gjumi. Arsimi në Kosovë me keq nuk mund të jetë. Gjatë 13 vjetëve në shkollë, pesë e gjysmë prej tyre fëmijët i kalojnë kot dhe nuk mësojnë gjë”.

“Sipas rezultateve të PISA-s, 70 për-qind e nxënësve janë analfabetë dhe nuk dinë të lexojnë mirë”.

“Kemi menduar për disa zgjidhje të cilat ndihmojnë në gjendjen e keqe të tanishme. Duket e pamundur, por ka mundësi. Duhet të mundohemi që mos të krijojmë konflikte, por të bashkëpunojmë me mësimdhënësit e mirë. Ne do të krijojmë aleanca me mësimdhënësit e mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat