Gashi: Retorika e Kurtit s’është paqësore kur thotë “duhet të hiqen qafe” njerëzit

Aktuale

Gashi: Retorika e Kurtit s’është paqësore kur thotë “duhet të hiqen qafe” njerëzit

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 06:53
Dardan Gashi

Shefi i shtabit zgjedhor i koalicionit Nisma-AKR-PD, Dardan Gashi, në debat me Agim Bahtirin e Vetëvendosjes, ka folur për fjalorin e përdorur nga i nominuari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti në parafushatë.

“E dëgjova sot Kurtin dhe retorika e tij nuk ishte paqësore, ku thotë “duhet të hiqen qafe” njerëzit”.

“Duke pasë parasysh si ka vepruar Kurti deri sot kjo mund të kuptohet në forma të ndryshme. Paqja nuk krijohet me retorikën “ka filluar””, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit nëse Kurti nuk beson në gjykatat vendore atëherë duhet të themelojë një shtet të ri.

“Duhet ta ndërtojë një shtet të ri, duhet revolucion gjak dhe dhunë. Është dallim i madh mes reformës dhe “heqjes qafe”.

Kurse për të nominuarin e Nisma-AKR-PD për kryeministër, Fatmir Limaj, Gashi ka theksuar se e kanë bërë rasjtet e “Dosjeve” që e kanë bërë t’i bashkohet në parti.

“Është ballafaquar me drejtësinë ndërkombëtare për luftën e UCK-së dhe e ka kryer me sukses. Edhe me rastin në ministri e ka kaluar me sukses. Prej 85 milionëve që u përfolshin që i ka keqpërdorur dhe në fund del nga gjykata e EULEX se është i pafajshëm ajo mund të quhet vetëm përndjekje”.

“Ai ka dëshmuar se nuk është hakmarrës. I ka kaluar aspektet juridike dhe ka vazhduar që të jetë bashkëpunues për interes të vendit. Ai ka dalë fitues me të gjitha ato aktakuza dhe asaj përndjekjeje. Ai po ballafaqohet me sukses me parti në tre palë zgjedhje. Limaj nuk ka kandiduar sa për sy e faqe për Kryeministër. Atij duhet t’i besohet udhëheqja e shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat