Dy versionet për Qeverinë e re, këto janë parashikimet e Berat Buzhales

Aktuale

Dy versionet për Qeverinë e re, këto janë parashikimet e Berat Buzhales

Nga: A.M. Më: 15 shtator 2019 Në ora: 08:34
Kandidatet per kryeminister

Analisti Berat Buzhala ka parashikuar si mund të jetë ndarja e posteve nëse fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit  dalin njëra nga këto parti: Lidhja Demokratike e Kosovës ose Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka përfshirë në “koalicion” edhe Nismën e Fatmi Limajt

 Në postimin e tij në Facebook, Buzhala shkruan se nëse LDK-ja i fiton zgjedhjet, kështu mund të jetë ndarja e posteve: Albin Kurti bëhet president, kurse Vjosa Osmani kryeminstre.

Në anën tjetër, nesë fituese del LVV, në postimin e kryeministrit do të jetë Albin Kurti, nedërsa në postimin e presidentit Isa Mustafa, kurse Fatmir Limaj kryetar i Kuvendit.

Postimi i plotë:

Nese LDK i fiton zgjedhjet:

- Albini President

- Vjosa Kryeministre

- Ramushi Kryetar i Kuvendit

Nese LVV i fiton zgjedhjet:

- Isa Mustafa President

- Albini Kryeminister

(Vjosa zv.kryeministre dhe ministre e puneve te jashtme)

- Fatmir Limaj Kryetar i Kuvendit

LLAF PO BOJME, NUK PO IA NGULI GURIN E MEXHES KESAJ PUNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat