Haradinaj: Krismat e pushkëve në Llap ishin lajm i keq për armikun

Aktuale

Haradinaj: Krismat e pushkëve në Llap ishin lajm i keq për armikun

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 10:12
Zona Operative e Llapit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar betejën e Kaqandollit, ka thënë se 21 vite më parë, filloi një nga betejat më të rëndësishme të Luftës Çlirimtare.

Haradinaj ka shkruar se krismat e pushkëve nga Zona Operative e Llapit, ishin lajm i keq për armikun.

“Në Betejën e Kaqanollit, ata e kuptuan se fryma që kishin mbjell Zahiri, Hakifi e Iliri, përveç që nuk ishte shuar, do të bëhej edhe shkatërrimtare e planeve të tyre djallëzore. Sot përulemi me respekt para dëshmorëve që ranë: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu. Kujtimi për ta, na bën më të fortë e më të vendosur për të mbrojtur të drejtën tonë dhe për ta kthyer shpresën për qytetarët tanë. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat