Gjuriq: Zgjedhjet e 6 tetorit me rëndësi jetike për Serbinë

Aktuale

Gjuriq: Zgjedhjet e 6 tetorit me rëndësi jetike për Serbinë

Nga: F.B Më: 15 shtator 2019 Në ora: 12:29
Marko Gjuriq

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka deklaruar se “zgjedhjet në Kosovë me 6 tetor janë me rëndësi jetike për serbët dhe ruajtjen e ndikimit të Serbisë në Kosovë, andaj serbët duhet jenë unik edhe të shfrytëzojnë drejtën për votë”, shkruan “Blic” përcjell “Bota Sot”, duke shtuar se për serbët janë rezervuar 10 vende deputeti.

“Nëse Lista Serbe që është projekt i Serbisë fiton të dhjetë vendet ku do tuboheshin të gjithë përfaqësuesit serb do paraqiteshin “njëzëri” para shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, që do thotë se vështire të formohet qeveria e ardhshme ‘pa u pyetur serbët’” ka thënë ai.

Sipas tij është instrumenti kryesor i ndikimit të popullit dhe shtetit në Kosovë, prandaj nuk duhet harruar rëndësinë e votës në këto zgjedhje.

Gjuriq theksoi se nuk jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e zgjedhjeve, sepse shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare duan të zvogëlojnë ndikimin e Serbisë dhe iu konvenon që sa më pak serbë të dalin në zgjedhje.

Më pas zgjedhës më pak vota për serbët dhe mundësi që ata të “Shtyjnë” serbët e vetë deputet si Rashiç, Trajkoviç, që mbështesin pavarësinë e Kosovës.

Ai nënvizoi se Kurti ka thënë se ata janë të pranueshëm dhe mjafton të dëgjohet kjo dhe gjërat janë të qarta, kur dihet edhe vendimi që mos të mund të votohet me dokumente serbe.

“Është shume me rëndësi që Ksenija Bozhoviç dhe Iniciativa SDP iu bashkua Listës Serbe sepse i jep shtysë tjetër legjitimitetit serb në përpjekjet për mbijetesë “ ka thënë Gjuriq.

“Është fakt se tash kemi 15 tërheqje të njohjeve, vetë shqiptarët thonë se nuk ka kuptim të aplikohet në UNESCO dhe Interpol dhe kjo është rezultat i angazhimit disa vjeçar serb me miqtë Rusinë, Kinën dhe partnerët” tha ai.

Ai ka përmendur edhe qëndrimin që ka shprehu presidenti çek Zeman, si mundësi që liderët botëror të dëgjojnë edhe qëndrime ndryshe.

Ai ka fol edhe për takimin e kryeministres Brnabiç me kancelaren gjermane Merkel sikurse edhe qëndrimin e Vuçiq se duhet gjetur zgjidhje kompromisi që kënaq edhe interesin serb.

“Mos pritni që kjo të zgjidhet pa kënaqjen edhe të interesave të Serbisë, andaj zgjedhjet e 6 tetorit janë hap i vogël por jetik ku serbët duhet të marrin 10 nga 10 mandatet dhe të kenë ndikim në formimin e qeverisë – tha Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat