Skot: Do të bëjmë çdo gjë që mundemi që qeverinë e re në Kosovë ta kthejmë në tavolinën e bisedimeve

Aktuale

Skot: Do të bëjmë çdo gjë që mundemi që qeverinë e re në Kosovë ta kthejmë në tavolinën e bisedimeve

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 12:42
Aleksander Vuqiq dhe Ambasadori amerikan në Beograd

Ambasadori amerikan në Serbi që është në fund të mandatit të tij, ka deklaruar sot se “ShBA po bëjnë çdo gjë që është në fuqinë  e tyre që të ndikojnë në qeverinë e ardhshme të Kosovës që të kthehet në tavolinën e bisedimeve, që do të thotë para së gjithave të hiqen taksat”, shkruan “Kurir” përcjell “Bota Sot”.

Skot në manifestimin e shënimit të 75 vjetorit të operacionit Halijard, në pyetjen e gazetarëve nëse ShBA do ndikoj në shqiptarët e Kosovës që të hiqen taksat dhe të mundësohet serbëve që të votojnë me dokumente të vlefshme në zgjedhjet pasuese, ka thënë se “ShBA po bëjnë gjithçka që po munden”.

 “Mendoj se kemi qenë shumë të qartë – si nga ana ime po ashtu edhe nga jo e sekretarit shtetëror amerikan për Ballkanin Perëndimor, se do të bëjmë çdo gjë mundemi që të ndikojmë në qeverinë e re të Kosovës që të kthehet në tavolinën e bisedimeve, kjo do të thotë para së gjithave heqjen e taksës që kurrsesi nuk ndihmojnë në gjetjen e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë” ka thënë Skot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat