Vjen mesazhi i fortë nga SHBA për ata që do të qeverisin me Kosovën pas 6 tetorit - Bota Sot
Vjen mesazhi i fortë nga SHBA për ata që do të qeverisin me Kosovën pas 6 tetorit

Aktuale

Vjen mesazhi i fortë nga SHBA për ata që do të qeverisin me Kosovën pas 6 tetorit

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 13:08
Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë tregojnë se kanë synime të qarta sa i përket vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pas emërimit të Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, deklarata të forta vijnë edhe nga ambasadorët e SHBA’së në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se SHBA’ja është duke bërë gjithçka me fuqinë e saj që qeveria e ardhshme e Kosovës të kthehet në dialog.

Një gjë e tillë sipas ti nënkupton fillimisht pezullimin e vendimit për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina.

Këto deklarata Scott i ka bërë sot pas një takimi që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, për nder të 75 vjetorit të “Operacionit Hlliard”, shkruan tanjug.

‘Mendoj që kemi qenë shumë të qartë, edhe unë por edhe Sekretari i Shtetit, sa i përket Ballkanit Perëndimor. Do të bëjmë gjithçka që do të mundemi për të nxitur qeverinë ardhshme të Kosovës që të kthehet në dialog, dhe kjo nënkupton, para së gjithash, heqjeje të taksës”, ka thënë Scott.

 Scott ka folur edhe për zgjedhjet e 6 tetorit, duke paralajmëruar se do ta vëzhgojnë situatën.

“Me sa e kam kuptuar, të njëjtën rregulla që kanë vlejtur për zgjedhjet e mëparshme lokale në veri të Kosovës, vlejnë edhe tash. Shpresoj që çdo qytetarë i Kosovës do të ushtrojë të drejtën e tij ose saj të votës, si serbë , ashtu edhe shqiptarë”, ka thënë ambasadori Scott.

Për finalen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ditë më parë kanë folur edhe dy senatorët amerikanë, të cilët kanë paralajmëruar se zgjidhja do të mund të jetë e tillë që mos t’i pëlqejë asnjërës palë.

Ata kanë paralajmëruar zgjidhje të vështira, dhe kanë thënë se duhet të kuptojnë të dy shtetet duhet të sakrifikojnë për arritjen e një marrëveshje.

Ndaj deklaratave të senatorëve amerikanë ndërkohë ka reaguar ambasadori rus në Beograd, Aleksander Bocan-Harchenko, i cili ka thënë se ka kaluar koha kur SHBA’të i kanë treguar dikujt se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe.

Në Kosovë ndërkohë pritet që të vijë i dërguar special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...