Loshi: LDK-ja “fshihet” pas akademikëve

Aktuale

Loshi: LDK-ja “fshihet” pas akademikëve

Nga: V.R Më: 15 shtator 2019 Në ora: 14:10
LDK

Publicisti Liri Loshi, nëpërmjet një deklarate në Facebook, ka thënë se akademikët nuk kanë çfarë të kërkojnë në Kuvend përvecse, sic shprehët ai, për të zhvatur para nga buxheti i Kosovës.

Sipas tij, në Kuvend nuk bëhet shkencë por miratohen ligje dhe nxjerren vendime.

Ky qëndrim i Liri Loshit, vjen pas deklaratës së zyrtarit të LDK-së se, LDK-ja, synon të konkuroj me 18 doktor shkencash dhe 26 magjistrash.

Nëse fiton LDK-ja garën në këtë situatë, do të dëmtohet procesi mësimor në shkolla dhe universitetete.

Postimi plotë:

GJYSMËAKADEMIKËT

Akademikët s’kanë çfarë kërkojnë n’Kuvend, pos për të zhvatur para nga buxheti i Kosovës. Në Kuvend nuk bëhet shkencë, por miratohen ligje e nxjerren vendime. Akademikët duhet të jenë besnikë të shkencës dhe dijes. Edhe dy jetra po t’i kishit, ato nuk do t’u mjaftonin për shkencën, ka thënë një shkencëtar i madh. Kurse akademikët tanë duan ta ndajnë kohën e tyre mes politikës dhe shkencës!

Të gjithë akademikët që konkurrojnë për deputetë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse tregojnë egon e tyre të madhe për të qenë të pushtetshëm dhe për të përfituar më shumë nga paraja publike. Të tillët nuk janë akademikë, por gjysmëintelektualë dhe gjysmëakademikë! Nuk janë as politikanë, por gjysmë politikanë! Akademikë të rrejshëm, politikanë të rrejshëm.

LDK-ja, si një parti që rekruton politikanët nga bota e shkencës, duhet të përcaktohet se ku do t’i vendos akademikët e vet: në Akademinë e Shkencave, në Institute dhe Universitet, apo në Kuvendin e Kosovës. Akademikët nuk duhet të hanë më dy lugë, edhe aty, edhe atje... Kush ka guxim për t’u marrë me politikë, le ta braktisë përfundimisht Universitetin dhe Akademinë dhe le të merret me politikë.

Nëse 18 doktorët e shkencave dhe 26 magjistrat e LDK-së fitojnë garën për deputetë, kjo do ta dëmtojë jashtëzakonisht shumë procesin mësimor në shkolla dhe universitete si dhe shkencën e Kosovës. LDK duhet të sherohet nga megallomania e inetektualizmit, sepse shteti drejtohet nga politikanët dhe jo nga akademikët! Më thoni, cili akademik ishte i suksesshëm në politikë deri më sot? Politika është art në vete që kërkon angazhim maksimal të personit dhe jo një profesion i dytë, apo një hobi që të sjell fitim pa e lodhur mendjen fare, siç e konsiderojnë gabimisht gjysmëakademikët e gjysmëpolitikanët tanë. Besoni se akademikë të tillë nuk i duhen Kuvendit dhe për fat të keq nuk i duhen as shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat