Haradinaj: Vjedhja e bustit të Smajl Hajdarajt, akt i shëmtuar

Aktuale

Haradinaj: Vjedhja e bustit të Smajl Hajdarajt, akt i shëmtuar

Nga: V.R Më: 15 shtator 2019 Në ora: 15:25
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka dënuar ashpër vjedhjen e bustit të lufëtarit të shquar të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdarajt.

Haradinaj, ka kërkuar nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse, që sa më parë ta zbardhin këtë vepër duke i sjellë kryesit e saj përpara drejtësisë.

Postimi plotë i Ramush Haradinajt:

Vjedhja e bustit të luftëtarit të shquar të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj në oborrin e shkollës qe mbanë emrin e tij, në Pejë, është akt i shëmtuar. Kërkoj nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse, që sa më parë ta zbardhin këtë vepër kriminale dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e saj. Para familjes dhe miqve të Smajlit, zotohemi se Qeveria e vendit, do të angazhohet, që emri dhe vepra e Tij të çmohet dhe respektohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat