Ja kush po i qëndron gjithnjë afër Vjosa Osmanit, kandidatja nga Drenica që pretendon të bëhet më e votuara në Kosovë

Aktuale

Ja kush po i qëndron gjithnjë afër Vjosa Osmanit, kandidatja nga Drenica që pretendon të bëhet më e votuara në Kosovë

Nga: N.H Më: 15 shtator 2019 Në ora: 16:30
Vjosa Osmani dhe Marigona Geci

Në parafushatën e LDK-së krah kandidates së kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmanit, po duket se në politiken e Kosovës po vjen edhe një zonjë tjetër me vendlindje nga Drenica, dhe e martuar në Viti, dhe bëhet fjalë për ligjëruesen e Universitetit të Prizrenit dhe Prishtinës, Marigona Geci, e cila po merr përkrahje nga të gjitha moshat.

Në sondazhet online, Marigona Geci gjithnjë është e para, për dallim nga të gjitha kundërshtarët e partive politike tjera.

Kujtojmë se vajza e Gani Gecit, Marigona, u votua nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së si kandidate për deputete në Kuvendin e Ardhshëm të Republikës së Kosovës.

Marigona Geci në Fakultetin Ekonomik u diplomua në gradën Bachelor me notë mesatare 9.77 në Universitetin e Prishtinës duke vazhduar më pas me studimet Master dhe duke arritur notën mesatare 9.50.

Njëkohësisht ka studiuar dhe diplomuar në Gjuhën dhe Letërsinë Angleze në fakultetin e Filologjisë
Gjithashtu ka mbarua vitin e parë në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane pranë Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2016/2017 ka fituar bursë për studimet e doktoratës në kuadër të programit TEMPUS, i cili program është në bashkëpunim me Bashkimin Evropian i teri ne gjuhen Angleze dhe tani ka të përfunduara të gjitha provimet e doktoratës dhe është në pritje të mbrojtjes së disertacionit doktoraturës . Është njohëse e dy gjuhëve ndërkombëtare gjuhës angleze dhe gjuhës gjermane.

Ajo është ligjëruese e rregullt në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Shefe e programit për Master dhe po ashtu punon me honorar në Universitetin e Prishtinës.

Është e martuar në Viti, me Milot Lalën (Kryetar i Forumit Rinor të LDK-së). Është banore e përhershme në komunën e Vitisë dhe është nënë e një vajze.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat