Kur do të ballafaqohen me njëri-tjetrin 5 kandidatët për kryeministër - Bota Sot
Kur do të ballafaqohen me njëri-tjetrin 5 kandidatët për kryeministër

Aktuale

Kur do të ballafaqohen me njëri-tjetrin 5 kandidatët për kryeministër

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 19:08
Liderët e partive poltike

Në historinë e zgjedhjeve në Kosovë, kandidatët për kryeministër asnjëherë nuk kanë dalë të gjithë përballë njëri-tjetrit. Edhe disa nga 5 kandidatët për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit janë deklaruar të gatshëm për përballje. Madje kanë dhënë edhe idetë e tyre se si do të organizohej debati i tyre.

Tubimet nëpër fushatat e tyre kanë qenë arenë e vetme ku ata kanë dërguar mesazhe të rivalëve. Megjithatë, një përballje publike gjithmonë premtohet nga kandidatët për kryeministër.

Kandidati nga koalicioni Nisma-AKR, Fatmir Limaj, të shtunën gjatë një takimi në Kaçanik,  tha se ai dëshiron të përballet me katër kandidatët e tjerë dhe thotë se “do t’ia zgjaste dorën më të mirit”.

Këtë gatitshmeri ai e ka treguar edhe në një postim në Facebook, duke thënë se ai do të përballej me secilin kandidat vec e vec dhe se është edhe për një debat të përbashkët.

“Kandidatët për kryeministër e kanë për borxh t’u tregojnë qytetarëve pse ata duhet të votohen. Unë jam i gatshëm, qoftë individualisht, qoftë në debat të përbashkët, të përballem me secilin”, ka shkruar Limaj.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, që është kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë javë më parë në emisionin “Pressing”, në T7, se ai është i gatshëm për një përballje me kundërkandidatët e tij, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin, Fatmir Limajn e Albin Kurtin.

Sipas kandidatit të AAK’së për kryeministër, debati do të duhej të jepej për të gjitha mediat kryesore në vend.

“Është mirë që të bëhen katër ose pesë media të Kosovës bashkë dhe ta kemi një debat sepse është e pamundur të shkojmë nëpër secilin medium. Do të ishte mirë ta kishim një debat të tillë midis kandidatëve për Kryeministër të Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Edhe kandidatja e vetme grua, Vjosa Osmani e LDK’së, gjatë një fjalimi në Prizren i ka ftuar rivalët e tjerë të nominuar për shef të ekzekutivit.

Ndërkaq, kandidati i PDK’së për kryeministër, Kadri Veseli, deri tash nuk është deklaruar nëse është i gatshëm për një përballje me kundërkandidatët e tij.

As Albin Kurti i Vetëvendosjes është deklaruar asnjëherë publikisht rreth kësaj çështjeje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...