Limaj pret që Drenasi të vulosë fitoren e madhe të Nismës - Bota Sot
Limaj pret që Drenasi të vulosë fitoren e madhe të Nismës

Aktuale

Limaj pret që Drenasi të vulosë fitoren e madhe të Nismës

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 20:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot takim me strukturat në qytetin e Drenasit, nga ku u theksua se koalicioni Nisma-AKR-PD ka kandidatin më të përgatitur për postin e kryeministrit.

Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Fatmir Limaj kërkoi mobilizim nga strukturat, në mënyrë që të ketë mbështetje masive në zgjedhjet në 6 tetor.

Limaj: Kërkoj të aktivizoheni të gjithë

“Është një entuziazëm anekënd Kosovës për këtë projekt, Nisma Socialdemokrate dhe unë pres nga ju që të këtë entuziazëm të shtrini edhe këtë pjesë e Kosovës. Ne kemi dal në këto zgjedhje për të sjellë dhe jap një mundësi vendit tonë...Kjo parti do të fitojë zgjedhjet. Më mirë të kryhet kjo punë më 6 tetor dhe jo të vonohet deri pas 3 vjetësh. Prandaj dilni në krye të fitores. Kërkoj nga ju që të aktivizoheni të gjithë të kaloni terrenin, të komunikoni me qytetarët”, tha ai.

Limaj qytetarëve iu kërkoi që të kenë kujdes se kujt po ia japin votën, pasi sipas tij ka deputetë që kanë votuar Gjykatën Speciale e që nuk e meritojnë votën.

E, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi theksoi se programi i tyre politik dhe elektoral është më i miri i mundshëm për Kosovën.

Krasniqi: Programi ynë politik edhe elektoral është më i miri i mundshëm

“Programi ynë politik edhe elektoral është më i miri i mundshëm për periudhën që po kalon Kosova. Ky program vjen pas qeverisjes së njëpasnjëshme të partive të quajtura të parti të djathta politike. Po e shohim se si e kanë degraduar ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë edhe shumë sektorë të tjera”, tha Krasniqi.

Kryetari i Degës të Nismës në Drenas, Isa Xhemajli u shpreh se partia e tyre është duke u fuqizuar çdo ditë e më shumë, për këtë ai tha se i ofrojnë qytetarëve kandidatët më të mirë, teksa tha se Kosova ka nevojë për dijen dhe guximin e Fatmir Limajt.

Xhemajli: Kosova ka nevojë për dijen edhe guximin e Fatmir Limajt

“Për momentin që po kalon vendi jonë ka nevojë për dijen edhe guximin tënd. Këto procese nuk mund të përfundojnë pa prezencën tënde. Pa frymën unifikuese dhe vendosshmërinë tënde. Tipare këto që po iu mungojnë shumë liderëve të skenës sonë politike”, tha ai.

Ndryshe kandidatët për deputetë nga kjo komunë janë Isa Xhemajli, Liman Krasniqi Mehdi Thaçi, Hajrije Gashi, Qëndresa Xhema dhe Shumëzim Bujupi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...