Përplasje e ashpër e kandidateve për deputete të LDK-së dhe PDK-së nga Peja - Bota Sot
Përplasje e ashpër e kandidateve për deputete të LDK-së dhe PDK-së nga Peja

Aktuale

Përplasje e ashpër e kandidateve për deputete të LDK-së dhe PDK-së nga Peja

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 21:41
Sebiha Shala dhe Besa Gaxherri

Kandidatet për deputete nga qyteti i Pejës, Sebiha Shala nga PDK dhe Besa Gaxherri nga LDK, janë të ftuara në emisionin Pressing në T7.

Gaxherri dhe Shala janë përfshirë në një debat të zjarrtë për tema të ndryshme duke filluar nga çështja e Universitetit të Pejës e deri tek proceset gjyqësore e audio-inçizimet.

“Djali i juaj është i përshirë në audio-inçizime skandaloze”, ka thënë Shala. Në anën tjetër Gaxherri i ka përmendur një proces gjqyësor të hapur për çështje të notave që ka pasur Shala në kohën sa ishte studente.

“Nuk po du me i përmend por vetë i hyre kësaj pune”, i tha Gaxherri.

“Ju do të shkoni ne opozite”

Ndërkohë Shala ka akuzuar Gaxherrin se ka qenë pjesë e aferave të ndërtimeve pa leje.

“Besa Gaxherri dëshiron me marre leje ndërtimi ne mënyrë të paligjshme”

“Shiko biografinë time, CV’në time”, ka thënë tutje ajo.

Shala ka treguar se ministrat dhe përfaqësuesit e PDK-së nga Peja, kanë arritur të dërgojnë shumë investime në këtë qytet.

“PDK-ja nuk ka qeverisur asnjëherë me Pejën. Ka qenë ndoshta në koalicion. Nëse flasim për infrastrukturë, ajo që është bërë është bërë prej përfaqësuesve të PDK-së. PDK-ja ka arritur që për Pejën t’i bëjë shumë investime. Është edhe universiteti”, ka thënë Shala.

Dihet që Universiteti i Pejës është mbyllur për shkak të problemeve me licensim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...