Si fitoi LDK-ja zgjedhjet e para dhe jo partitë e dalura nga UÇK-ja

Aktuale

Si fitoi LDK-ja zgjedhjet e para dhe jo partitë e dalura nga UÇK-ja

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 22:07
Dr. Ibrahim Rugova

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte dalur e para në zgjedhjet e vitit 2001.

Në zgjedhjet e para në Kosovën e pasluftës, në vitin 2001 Lidhja Demokratike e Kosovës doli bindshëm e para, duke fituar 45.65% të votave, apo 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kurse partia kundërkandidate, PDK-ja e Hashim Thaçit doli e dyta me 25.70% të votave.

Ani pse Partia Demokratike e Kosovës( PDK), kishte brenda strukturës njerëz që kishin marrë pjesë në luftë arriti që të mos dal partia e parë në vend, në zgjedhjet e pas luftës.

Por pas vdekjes se ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe fraksionizmit të LDK-së, ajo në vitin 2007 arriti që për herë të parë ta marrë pushtetin.

Lidhja Demokratike e Kosovës mes zgjedhjeve të vitit 2001 dhe 2004 i pati humbur mbi 46 mijë vota ose gati 13% të trupës së saj elektorale. Vetëm pas zgjedhjeve të vitit 2010 – LDK-ja do të kthjellej duke u rritur për 43 mijë vota ose +33%, kurse në vitin 2014 u rrit për 12 mijë vota ose rreth 7%.

PDK prej zgjedhjeve të vitit 2007, njihej si partia më e madhe në vend, për nga numri i deputetëve dhe përqindjes në vota.  Në zgjedhjet e sivjetme ky subjekt si vetëm ka arritur të ketë vetëm 23 deputetë brenda Kuvendit, duke u renditur kështu si parti a dytë në vend për nga numri i deputetëve. Partneri i PDK-së, të cilit ajo i’a dha mandatarin për kryeministër, AAK -ja,  ka arritur të ketë 10 deputetë. Nisma për Kosovën, partneri tjetër në PAN, në Kuvendin e ardhshëm do të ketë 6 deputetë./insajderi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat