Veseli: Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit është përparësia jonë kryesore

Aktuale

Veseli: Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit është përparësia jonë kryesore

Nga: A.SH Më: 15 shtator 2019 Në ora: 22:41
PDK

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar fshatin Polac dhe qytetin Skenderaj, ku atje u takua me aktivistë për mobilizimin për fitore.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, se lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit është përparësia jonë kryesore në qeverisjen e ardhshme.

Postimi në Facebook:

Në fshatin Polac dhe qytetin Skenderaj u takova me aktivistët tonë të mobilizuar për të korrur fitoren e radhës më 6 tetor. Gjatë bisedës me ta theksova se lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit është përparësia jonë kryesore në qeverisjen e ardhshme.

Prandaj kemi paraqitur një plan gjithëpërfshirës për ta çrrënjosur korrupsionin dhe për të çliruar mundësitë për të gjithë të rinjtë tnë. Nëpërmjet zbatimit të këtij plani do t'i japim një hov të ri ekonomisë së Kosovës duke rritur mirëqenien për çdo qytetar.

Shpërndajeni këtë postim nëse mendoni edhe ju që lufta kundër korrupsionit është prioritet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat