Veseli: Korrupsioni ka dëmtuar marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në

Aktuale

Veseli: Korrupsioni ka dëmtuar marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 23:48
Kadri Veseli

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, njëherësh kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, sonte është takuar me aktivistë të shumtë të Tërstenikut, Llapushnikut dhe Nekocit, të cilët i ka falënderuar për mikpritjen dhe mbështetjen e zjarrtë që ata i japin PDK-së dhe vizionit të saj për të ardhmen e Kosovës.

Ai me këtë rast ka folur edhe rreth paktit të tij për luftën kundër korrupsionit dhe ndikimin e kësaj dukurie negative në raportet ndërmjet Kosovës dhe aleatëve të saj euroatlantikë.

“Korrupsioni, jo vetëm që ka penguar zhvillimin, por edhe ka dëmtuar marrëdhëniet tona me aleatët tanë, si SHBA-të dhe BE-në. Jam i bindur se plani ynë do të përmirësojë ekonominë tonë, do ta mbajë rininë tonë këtu dhe do të forcojë marrëdhëniet tona me SHBA-të dhe BE-në. Më shkruani nëse doni të dini më shumë për Planin Kundër Korrupsionit!”, shkruan Veseli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat