Ja sa do të kushtojë shtypja, paketimi dhe transporti i fletëvotimeve për zgjedhjet e 6 tetorit - Bota Sot
Ja sa do të kushtojë shtypja, paketimi dhe transporti i fletëvotimeve për zgjedhjet e 6 tetorit

Aktuale

Ja sa do të kushtojë shtypja, paketimi dhe transporti i fletëvotimeve për zgjedhjet e 6 tetorit

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 07:30
Ilustrim

Në Kosovë më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. E lidhur me këtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të bëj përgatitjet e duhura.

Ditë më parë ky institucion ka arritur të finalizojë kontraten më të re sa i përket shtypjes, paketimit, transportit të fletvotimeve dhe broshurave për zgjedhjet e parakohshme.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 199.137,54 euro, derisa e njëjta është arritur të finalizohet për 194.808,00 euro.

Tenderi iu është besuar Grupit të Operatorëve Ekonomik Cetis d.d; CETKOS L.L.C.

Vlen të kujtojmë faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar 25 subjekte politike të cilat hyjnë në garën zgjedhore për të siguruar ulëse në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...