Vetëvendosje vjen me akuza të rënda ndaj PDK-së

Aktuale

Vetëvendosje vjen me akuza të rënda ndaj PDK-së

Nga: M.H Më: 16 shtator 2019 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Fitore Pacolli kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, ka shkruar në rrjetin social facebok, duke akuzuar partitë politike që po i marrin programin dhe aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo cek në veçanti partin PDK-së, duke jepur edhe një shtyllë me arsyeje se kush ishte PDK-ja dhe dëmet që ka shkaktuar ajo si parti politike.

Postimi i plotë

Programi dhe aktivitetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po vidhen nga të gjitha partitë politike.

Dje PDK, e cila bart përgjegjësinë për shkatërrimin e lumenjve e tjetërsimin dhe helmimin e tokës bujqësore, paska organizuar një aktivitet me biçikleta "në shenjë të mbrojtjes së ambientit" ??

Por tani e mira është se të gjithë i madh e i vogël e dijnë se kush ishte/është PDK.

Tani të gjithë e dijmë se kush:
- ia fali ujin dhe tokën Malit të Zi;
- ka gërryer dhe po vazhdojnë t'i gërryej lumenjtë;
- tjetërsoj tokën bujqësore;
- posedon pompa të derivateve të cilat i kanë hapur vend e pa vend e po helmojnë tokën bujqësore;
- të kujt janë gurëthyesit;
- nuk pyllëzoj asnjë ari tokë por shpyllëzoj hektarë të tërë;
- përfitoj nga hidrocentralet dhe kush po tenton të mbyll lumenjtë nëpër gypa betoni;
- betonizoj mijëra hektarë tokë bujqësore;
...
Lista me dëmet që PDK i ka bërë mjedisit është e gjatë por fatmirësisht jeta e PDKsë në politik po merr fund.

#erdhidita e ndryshimit të madh
#erdhidita e FITORES
#erdhidita e mjedisit
#erdhidita e ajrit, ujit dhe tokës
#erdhidita e Kosovës

#FITORE13
#lëvizjavetëvendosje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat