Kurti: Nuk do ta heq Flamurin e Kosovës nga zyra e Kryeministrit

Aktuale

Kurti: Nuk do ta heq Flamurin e Kosovës nga zyra e Kryeministrit

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 12:37
Albin Kurti

Kandidati për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, gjatë sesionit pyetje&përgjigje LIVE në Facebook organizuar nga KDI, ishte përballë pyetjes “Kur do ta njohësh shtetin e Kosovës?”.

Kurti tha se e ka pranuar dhe e njeh Pavarësinë e Kosovës.

“E njoh shtetin e Kosovës. Por, të gjithë politikanët e dinë që ta shpallësh Pavarësinë e ta bësh shtetin, nuk janë e njëjta gjë. Kanë mbetur shumë punë për të bërë. Unë nuk jam në mesin e atyre që thonë ‘Bac u kry” por tendenca është të shpallet fundi i historisë. Është bërë një hap me shpalljen por nëse nuk i bëjmë edhe shumë hapa të tjerë, ky shtet do të ngelet veçse në letër”.

“Nuk ishim dakord që himni jonë të mos ketë tekst. Na barazonin shqipen dhe serbishten. Nuk mund ta gjeni asnjë deputet të Vetëvendosjes që e ka hequr Flamurin e Kosovës. Në zyrën e Kryeministrit nuk do ta heq flamurin”, tha Kurti.

Ai foli edhe për presionin nga ndërkombëtaret.

“Kurrë mua presion nuk më kanë bërë. Ndoshta i bëjnë atyre që e duan presionin. Unë nuk e dua dhe ka mundësi që nuk do të ma bëjnë. A mos vallë këta politikanët që kishim deri më tash, a bën vaki që këta e kanë dëshiruar presionin ndërkombëtar dhe më pas e kanë gjetur atë që kanë dëshiruar. Është e mundshme partneriteti dhe aleanca. Nëse je serioz nëse e do vendin tënd, dhe nëse nuk ja ke borxh ardhjen në pushtet askujt, edhe ndërkombëtarët s’bëjnë presion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat