Tha se do ta kthejë prokurorin Elez Blakaj në Kosovë, Vjosa Osmani godet Albin Kurtin

Aktuale

Tha se do ta kthejë prokurorin Elez Blakaj në Kosovë, Vjosa Osmani godet Albin Kurtin

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 12:54
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se një kryeministër nuk ka të drejtë të vendosë së kush do të bëhet kryeprokuror.

Sipas saj, janë prokurorët ata që vendosin se kush do të bëhet kryeprokuror i tyre.

Kështu ka thënë ajo në debatin “Fol hapur”, me temën “Shteti funksional sipas Vjosa Osmanit”.

Image

“Sundimi i ligjit për mua është para shtyllë. Tek kjo fushë dua të jem tepër e qartë: Ne nuk synojmë të qeverisim më këtë shtet duke vendosur kontrolle mbi institucionet e sigurisë dhe drejtësisë. Kjo lerë më që është jo-kushtetuese, por është edhe rrezikshme për vendin”.

“Nuk ka të drejtë një kryeministër të vendosë se kush do të bëhet kryeprokuror. Shumë nga gjyqtarët dhe prokurorët e sotëm janë vendosur aty nga dora e krimit”.

“Ne nesër nuk do të bashkë-qeverisim me parti që funksionojnë nëpërmjet kapjes që e kanë instaluar”.

“Ajo çka ne synojmë është komplet logjikë tjetër qeverisëse nga kjo logjika e kontrollit mbi institucione. Pavarësia e institucioneve të sigurisë dhe ligjit është ekzistenciale për Kosovën. Kjo do të jetë prioritet i prioriteteve”.

***

Prokurori i larguar nga Kosova për në SHBA, Elez Blakaj u bë shkak i përplasjes së parë në mes të kandidatëve për kryeministër nga LDK e Vetëvendosje. Derisa Albin Kurti tha se do ta kthejë në Kosovë nëse zgjedhet kryeministër Blakajn si dhe do ta emërojë kryeprokuror, sot në një paraqitje kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani tha se një e tillë përveç se është jokushtetuese, është edhe e rrezikshme. Të njejtën ide ajo e ka quajtur logjikë të “Prontos”.

I nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër, Albin Kurti në një takim me qytetarët e Podujevës, derisa, foli për reforma të drejtësisë tha se do ta zbatojnë Vettingun.

Tutje, ai premtoi se prokurorin Elez Blakaj të ikur në Amerikë pas kërcënimeve vitin e kaluar do ta kthejnë në Kosovë.

“Prokurorin Blakaj do ta kthejmë në Kosovë. Atë do ta bëjmë Kryeprokuror të Shtetit dhe nuk do të guxojë askush që ta kërcënojë”, ka thënë ai.

Por, kjo deklaratë po shihet me një sy tjetër nga kandidatja e LDK-së, për pozitën e kryeministrit.

Në një paraqitje para mediave, Vjosa Osmani ka kritikuar ashpër këtë ide të Kurtit, derisa, të njejtën e ka quajtur logjikë të ‘Prontos’.

“Për mua është e pakonceptueshme se si sot ka liderë politikë dhe kandidatë për kryeministër të cilët thonë se unë kam vendosë që filan fistekin ta bëjë prokuror, kjo leje që është jo kushtetuese por është edhe e rrezikshme”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, nuk ka të drejtë asnjë kryeministër që të vendosë se kush të bëhet kryeprokuror.

“Është taman logjikë e prontos, është logjika e njejtë, në rregull unë po e hjeki këtë prokuror, nuk ka të drejtë një kryeministër të vendosë kë të bëjë kryeprokuror as nuk duhet të përzihet”, tha ajo.

“Detyra e një qeverie është të krijojë kushte të tilla që as një politikanë të mos kërcënojë, të krijojë kushte ku në gjykata ka mjaftueshmë njerëz profesionistë. Shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë vendosë aty n ga dora e krimit. Ne nesër nuk do të bashkëqeverisim me parti të tilla”, ka deklaruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat