Avokati Koci: Po të isha më i ri e kisha lëshu Kosovën

Aktuale

Avokati Koci: Po të isha më i ri e kisha lëshu Kosovën

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 14:18
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci i ftuar në emisionin #gjesi në Televizionin T7, së bashku me gruan e tij ka folur edhe për situatën politike në Kosovë.

Në kuadër të rubrikës “Kafja Express” çifti Koci foli për mëngjeset, përditshmërinë dhe verën e këtij viti.

 Duke u ndalur tek jeta sociale e politike në Kosovë, Arianit Koci tha se vendi nuk ofron kushte dhe perspektive për të rinjtë.

Madje ai u shpreh se po të ishte më i ri më moshë edhe do të largohej nga Kosova. “

Thonë që kur numri i kamës ti kalon vjet nuk është mirë me leshu vendin, e mu ma ka kalu.

Përndryshe nuk kisha jetu këtu po t’isha kanë ma i ri” është shprehur ndër të tjerash avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat