Haradinaj nderon dëshmorët në Podujevë

Aktuale

Haradinaj nderon dëshmorët në Podujevë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 16:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri në detyrë dhe i nominuari i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Podujevë.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka treguar për homazhet që ka kryer te shtatoret e heronjve të luftës në Llap.

“Ajo që është arritur nuk do të preket më! Në gjithë historinë e shqiptarëve, Llapi ka dhënë kontribut të çmuar për liri. Në nderim të angazhimit të tyre deri në flijim për të drejtën e kombit sot kam bërë homazhe te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Po sot, në nderim të veprës heroike të prijësit guximtar të kryengritësve të viteve ’80, kam bërë homazhe te shtatorja e Ali Ajetit. Sakrifica e brezave të tërë për të drejtën tonë për të jetuar të lirë na obligon sot ta ruajmë Kosovën të paprekshme. Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që u flijuan për Atdhe”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat