Vjosa Osmani paralajmëron kundërshtarët: Qeveria e LDK-së do të krijoj shpresë për këtë vend, këtë amanet na e la Ibrahim Rugova

Aktuale

Vjosa Osmani paralajmëron kundërshtarët: Qeveria e LDK-së do të krijoj shpresë për këtë vend, këtë amanet na e la Ibrahim Rugova

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 17:13
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se modelin për udhëheqjen e vendit tashmë e kanë, sipas saj Ibrahim Rugova, pasi ishte ai që krijoi miqësi me BE-në, dhe jo vetëm.

Ajo në një takim me qytetarët e Istogut tha se Kosovës i duhet një qeveri që kur del jashtë vendit nuk i nevojitet mbrojtje nga të tjerët për krimet dhe skandalet që janë bërë.     

"Njëjtë si Ibrahin Rugova unë i përkulem vetëm qytetarëve të vendit...Kosovës i duhet që kur të del jashtë vendit, të del ballë hapur, si shkak i atyre që kurrë nuk e panë interesin e përbashkët. Lidhja Demokratike do t'i jap fuqi rinisë, dhe do t'ia besoj rinisë udhëheqjen e shtetit. LDK e ka dëgjuar zërin tuaj, jo vetëm kur më ka nominuar mua për kryeministre, por edhe me nominimin për kandidatë për deputetë nga kjo anë. Qeveria e LDK-së do të krijoj shpresë për këtë vend dhe do të ndaloj zbrazjen e vendit nga njerëzit më të mirë", tha ajo.

Osmani mes tjerash tha se sot në Istog ka ardhur për të kërkuar besimin e qytetarëve të këtij vendi.

"Ua kemi borxh çdo familje në Kosovë që Kosovën shtet mos ta vjedhim, nuk duhet t’u falet më asnjë sekondë atyre që qeverinë e shtetit dhe kuletën e shtetit e shohin si kuletë personale. Nga këtu dhe bashkë me ju u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në rrugën e vetme të drejtë, ashtu siç besuan në vitet e 90-ta. Shteti duhet të ndërtohet mbi dije", tha mes tjerash Osmani.

Kryetari i kësaj komune, Haki Rugova tha se me fitoren e Vjosa Osmanit do të kthehet vendi për së mbari.

Vjosa Osmani: Rinia jonë duhet të jetë nëpër faqet e gazetave – e jo të korruptuarit

“Neve na duhet një Qeveri që kur del jashtë vendit, nuk ka nevojë të mbrohet për skandalet, por të del para botës dhe të flet për rininë tonë të mrekullueshme. Të rinjtë duhet të jenë nëpër faqet e para të gazetave dhe jo të korruptuarit”.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, ka thënë se të rinjtë kosovarë duhet të zënë vend nëpër faqet e gazetave ndërkombëtare, e jo politikanët e korruptuar.

Ajo kështu tha gjatë një takimi me strukturat e partisë dhe qytetarët e Istogut.

“LDK e dëshmoi se fuqinë dhe përgjegjësinë do t’ua lë rinisë. Këtë amanet na e la Ibrahim Rugova së bashku me bashkëpunëtorët e tij. E kemi detyrë të shenjtë nga ata që i vunë themelet e këtij shteti dhe nga ata që sakrifikuan edhe jetën që ne ta gëzojmë lirinë”.

“LDK do të krijojë shpresë për këtë vend dhe do ta ndalë zbrazjen e Kosovës nga më të mirët tanë”.

“Nuk duhet të iu falim asnjë sekondë atyre që Qeverinë e shohin si vend akomodimi për militantët e tyre dhe për këtë na duhet ndihma e të gjithë qytetarëve të Istogut”.

“Ne do ta lëmë Serbinë nëse ajo do të rreshtohet nga lindja, por Kosova e ka orientimin properëndimor. Kurrë mos u ndjeni inferiorë edhe ju jeni po aq të mirë sikur të rinjtë e Europës”.

“Neve na duhet një Qeveri që kur del jashtë vendit, nuk ka nevojë të mbrohet për skandalet, por të del para botës dhe të flet për rininë tonë të mrekullueshme. Të rinjtë duhet të jenë nëpër faqet e para të gazetave dhe jo të korruptuarit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat