Ramiz Kelmendin, nuk e merr gjumi deri sa të hiqet taksa ndaj Serbisë

Aktuale

Ramiz Kelmendin, nuk e merr gjumi deri sa të hiqet taksa ndaj Serbisë

Nga: V.R Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:03
Ramiz Kelmendi

Biznismeni i njohur Ramiz Kelmendi, njëherit pronar i kompanisë ETC, në një postim të tij në Facebook, ka deklaruar se të hiqet taksa e prodhimeve të SHBA-së që qarkullojnë nëpër Serbi.

Ai, ka thënë se taksa po e dëmton seriozisht zhvillimin e tregtisë së lirë mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Institucionet e Kosovës duhet të takohen me të gjithë afaristët të cilët kanë marrëveshje tregtare me afaristët të cilët operojnë në Serbi e që janë biznese ndërkombëtare dhe të shohim çfarë propozimesh kanë për të zëvendësuar ato produkte përjetësisht duke u bazuar në patriotizëm dhe çmimin më të arsyeshëm për të ruajtur edhe standardin e konsumatorit”, shkruan Kelmendi.

Postimi plotë:

Pse duhet të qëndroi Dogana (taksa 10%) në produktet e prodhuara në SHBA

(Informim Taksa, nënkupton doganën! Shembull, dogana është 10%, për Serbinë dhe Bosjnën, tani Dogana është 100 %, në të kaluarën dogana për SHBA-të ishte 10%, për Serbinë dhe Bosnjën 0%)

Pra sot merremi në vazhdimësi me taksën e vendosur drejtë ndaj Serbisë së pari 10% dhe pastaj e ngritëm në 100%. Një taksë shumë e komentuar dhe një taksë e cila po ndikon në marrëdheniet tona me SHBA-në dhe miqtë tjerë ndërkombëtarë, ndërsa që nga viti 2019 kemi doganë prej 10%. Si e tillë kjo taksë po e dëmton seriozisht zhvillimin e tregtisë së lirë mes SHBA-së dhe Kosovës, sepse qarkullimi mes Kosovës dhe SHBA-së është në listen e shteteve të Favorizuara. Pra, nga këtu me analizat e bëra profesionalisht, del se qarkullimi që mundë të realizohet me heqjen e doganës ndaj SHBA-së do e rrit qarkullimin më së paku për 30 herë, në raport me qarkullimin aktual që e kemi.

Rritja e qarkullimit mes dy shteteve ndërton miqësi të reja me interes të përhershëm dhe kjo tregon edhe miqësi të përhershme, pastaj, pse duhet që shtete si Serbia dhe Bosnja të ishin më të favorizuara se sa SHBA-të! Ngritet pyetja, kush i ka ndaluar të gjitha qeveritë dhe partitë të inicojnë në Parlament ndryshim-plotësim ligjin i cili sipas mendimit tim do kishte mbështetje 100%, me çfarë edhe ishte zvogëluar tregtia me Serbinë dhe Amerikën Latine dukshëm.

Taksa dhe efekti i saj pozitiv bëhet me hapjen e rrugëve, produkteve të prodhuara nga shtetet mike. Serbia në vazhdimësi po punon dhe vepron për të dëmtuar imazhin e Kosovës në Botë, e njëkohësisht edhe miqtë tonë po kërkojnë të kemi tregëti të lirë. Andaj, si të gjejmë mesin e kësaj!

Institucionet e Kosovës duhet të takohen me të gjithë afaristët të cilët kanë marrëveshje tregtare me afaristët të cilët operojnë në Serbi e që janë biznese ndërkombëtare dhe të shohim çfarë propozimesh kanë për të zëvendësuar ato produkte përjetësisht duke u bazuar në patriotizëm dhe çmimin më të arsyeshëm për të ruajtur edhe standardin e konsumatorit.
Kjo nxjerret lehtësisht nga takimi i cekur. Shembull, një afaristë që mirret me importin e armaturës shumë të nevojshme për ndërtimtarinë, mundë të zëvendësoi importin nga Serbia dhe Bosnja po që se hiqet dogana nga disa shtete mike dhe prodhues më të fuqishëm të këtij artikulli. Kjo do ishte zëvendësim i përhershëm meqenëse çmimi në treg do jetë më i vogël apo i njejtë siç ishte para taksës. Në këtë mes ka edhe shumë shembuj tjerë pozitiv. Pra këta shembuj dhe udhëzimet e dhëna do vazhdojnë të japin efektin e njejtë sikurse taksa por me afat të përhershëm.

Kosova ka të vendosur një masë reciprociteti ndaj produkteve me origjinë shtazore gati që nga viti 2000, siç janë prodhimet e qumështit, prodhimet e mishit, mishi i shpezëve dhe vezët dhe kjo vazhdon të ekzisto e prej asaj kohe nuk kemi asnjë ankesë nga Serbia. AVUK është duke e zbatuar këtë dhe sot.

Ramiz Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat