Kelmendi: Kam vendosur ta mbështesë Kadri Veseli për kryeministër

Aktuale

Kelmendi: Kam vendosur ta mbështesë Kadri Veseli për kryeministër

Nga: A.SH Më: 16 shtator 2019 Në ora: 20:12
Ramiz Kelmendi dhe Kadri Veseli

Ramiz Kelmendi është takuar me Kadri Veselin, dhe ka bërë të ditur se ka vendosur ta mbështesë atë në kandidaturën e tij për Kryeministër si dhe platformën dekada re të PDK-së!

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, sinqeriteti për bashkëpunim mbetet reciprok dhe në respekt të kapaciteteve të ndërsjella për ti çuar proceset shtetërore përpara, gjithnjë brenda limitit të mundësive të mia shëndetësore.

Postimi në Facebook:

Miq të nderuar,

Nga sot, për këtë fushatë zgjedhore me tërë bagazhin tim profesional dhe njohuritë ekonomike, zhvillimore, biznesore dhe politike, kam vendosur ta mbështesë Liderin e PDK-së z.Kadri Veseli në kandidaturën e tij për Kryeministër si dhe platformën DEKADA E RE të PDK-së!

Normalisht, siç ju kam informuar më herët, unë nuk jam pjesë e drejtpërdrejt e garës zgjedhore ndaj dhe mbështetja ime do të jetë e pakusht, e hapur dhe shumë njerëzore.

Me z.Veseli kemi biseduar sot në një takim rastësorë nga i cili ka derivuar vendimi im.

Sinqeriteti për bashkëpunim mbetet reciprok dhe në respekt të kapaciteteve të ndërsjella për ti çuar proceset shtetërore përpara, gjithnjë brenda limitit të mundësive të mia shëndetësore.

Me respekt;
Ramiz Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat