Limaj thotë se Kosova ende s’ka burrështetas

Aktuale

Limaj thotë se Kosova ende s’ka burrështetas

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 21:07
Fatmir Limaj

Sipas zëvendëskryeministrit në largim Fatmir Limaj, në Kosovë nuk ka burrështetas.

Limaj ka thënë se burrështetasi mund të shkojë deri në atë moment që nuk guxon të rrezikojë marrëdhëniet e komunikimit shtetëror, qoftë edhe për një votë. E këtu ka thënë se nuk ka parë ende burrështetas.

“Burrështetasi duhet të shkojë deri në atë moment ku nuk guxon të rrezikohet marrëdhënia e komunikimit shtetëror qoftë edhe për një votë më tepër. Duhet me pas kujdes deri ku duhet të preken marrëdhëniet mes nesh. Nuk ka ndodh fatkeqësisht kështu sepse Kosova ende nuk ka burrështetas. Virtytet e drejtuesve të Kosovës janë drejtues politikë, ditorë dhe afatshkurtër”, ka thënë ai.

Për veten e tij, Limaj ka thënë se ka punuar që të ketë elemente të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat