Ismaili: Në QKUK është bërë hajni me barna

Aktuale

Ismaili: Në QKUK është bërë hajni me barna

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 21:31
Uran Isamili

Ministri në detyrë i Shëndetësisë dhe nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se për 18 muaj, sa ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ka vendosur themele të mira në këtë dikaster.

Ismaili ka thënë se nuk mund të bëhen bilance në shëndetësi pasi ai si ministër ka pasur vetëm 18 muaj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai ka thënë se ka pasur hajni me barna në QKUK gjatë mandateve të kaluara.

“Barnat që pacientët i kanë blerë në barnatore private me çmime 8 euro nga QKUK janë blerë 24 euro barnat e njëjtë”.

Nënkryetari i PDK-së thotë se nuk ka pasur vullnet politik për të penguar dukuritë abuzive me çmimet e barnave.

Ismaili thotë se ai tashmë ka nxjerrë një Udhëzim administrativ ku çmimet e barnave në Kosovë do të jenë të krahasueshme me çmimet e barnave në vendet fqinje.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë thotë se ministria që ai ka drejtuar ka kursyer 12 euro në blerjen e barnave në raport me periudhën e njëjtë të qeverisë paraardhëse.

Ai shton se barnat në të kaluarën janë ruajtur në vende jo adekuate dhe të papërshtatshme higjienike.

Ismaili thotë se edhe furnizimi me barna është përmirësuar shumë gjatë mandatit të tij pavarësisht se sipas tij ka ende nevojë për përmirësime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat