Ismaili – Vitisë: Mos hyn tek çështja e barnave sepse je në humbje – Listën esenciale e nënshkruaj këtë javë

Aktuale

Ismaili – Vitisë: Mos hyn tek çështja e barnave sepse je në humbje – Listën esenciale e nënshkruaj këtë javë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 21:51
Uran Ismaili

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, sonte në Debat Plus ka zbuluar se këtë javë e nënshkruan listën esenciale të barnave, transmeton Periskopi.

Ismaili ka thënë se ky është lajm i mirë për profesionistët dhe pacientët.

‘’Listën esenciale e nënshkruaj këtë javë. Më së spari  e kthejmë dinjitetin e profesionistëve që s’kanë mujtë me dhanë tretmane të reja, dhe ua mundësojmë qytetarëve që të mos blejnë barna që nuk janë në listë. Edhe profesionistëve, por edhe pacientëve u ndihmojmë. Kemi pasë OBSH’në dhe organizata tjera në ndihmë’’, ka thënë Ismaili.

‘’Nuk  e marr listën esenciale në parti, por  e lë për qytetarët’’, ka shtuar Ismaili.

Ismaili është përplasur në debat edhe  me Arben Vitinë e Vetëvendosjes, pasi ky i fundit e akuzonte për furnizim barnash.

‘’Mos dil me fol për cmime barnash, pa fakte. Je në humbje, mos dil në humbje. Regjistri  i barnave të blera është publk.’’, ka thënë Ismaili.

Vitia: Lista esenciale e barmnave është pa protokole, është paaftësi e madhe.

Ismaili: Në rast të mungesës së protokoleve, i përdorim protokolet  e OBSH’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat