A do t’i frikësohej Albin Kurti, Ramush Haradinajt e Dardan Molliqajt në opozitë

Aktuale

A do t’i frikësohej Albin Kurti, Ramush Haradinajt e Dardan Molliqajt në opozitë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 22:04
Albin Kurti

(E plotësuar) -Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për opozitën që do ta priste, në rast se ai do të zgjidhej kryeministër.

Kurti është pyetur nga analisti Rron Gjinovci, nëse ai do t’i frikësohej një opozitarizmi që do ta bënin bashkë Ramush Haradinaj dhe Dardan Molliqaj.

“Po le të bëhen bashkë. Edhe ashtu bashkë janë, por s’ka gjë prej asaj pune”, ka thënë Kurti.

Ai tutje thotë se me të në krye të Qeverisë nuk do të ketë nevojë për protesta, sic ka organizuar Vetëvendosje vite më parë, e as nuk do të ketë nevojë që Molliqaj të tërheqë zyrtarë zvarrë nga vetura.

Kurti thotë se “s’do të dëshironte një opozitë të fuqishme si Vetëvendosje”, ndërsa nuk e sheh koalicionin AAK-PSD si rrezik.

E thotë për herë të parë Albin Kurti: Zbulon nëse kanë marrëveshje më LDK-në për koalicion  

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nuk ekziston asnjë marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së për koalicion të mundshëm paszgjedhor mes dy subjekteve.

Kurti ka deklaruar se anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës “nuk merrnin vesh” kur ai i kërkonte krijimin e një koalicioni parazgjedhor.

“Nuk kemi kurrfarë marrëveshje. Nuk merrnin vesh kur iu thosha ‘hajde e bëjmë koalicionin parazgjedhor'”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se tek LDK ekziston një frikë për Vetëvendosjen, të cilën – siç thotë ai, disa njerëz të LDK-së “nuk e duan në pushtet”.

Kurti sqaron deklaratën për Elez Blakajn, e lut edhe njëherë të kthehet

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka sqaruar deklaratën e tij rreth ish-prokurorit special, Elez Blakaj.

Ndërkaq, kujtojmë se i hapur ky sondazh do të jetë për një javë të plotë, dhe deri atëherë, ju lutem shprehuni se cili është mendimi i juaj.

Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Kurtin, i cili një ditë më parë deklaroi se do ta kthejë Blakajn në Kosovë dhe do ta bëjë prokuror.

Osmani tha se kjo është jokushtetuese dhe e rrezikshme, ndërsa Kurti thotë se Blakaj do ta kthejë si simbol.

“Gjysëmspontan. Kam thënë se do ta kthejë Elez Blakajn si simbol. Blakaj është simbol i traumës”, tha Kurti.

“Pa e shëruar këtë traumë, edhe luftimi i korrupsionit mbetet i mangët”, ka shtuar ai.

Ai i ka bërë sërish ftesë Blakajt nga studio e Pressingut që të kthehet në Kosovë nga Amerika.

“Është e domosdoshme që Elez Blakaj të kthehet. T’ia bëjmë një thirrje edhe sot, që të kthehet pas 6 tetorit”, është shprehur Kurti.

Albin Kurti flet për sistemin bankar, thotë se bankat komerciale janë sikur fajde me letra

Kurti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe atë se çfarë do bënte për zhvillimin ekonomik nëse do merrte postin e kryeministrit pas zgjedhjeve.

“Na duhet të kemi një bankë zhvillimore. S’bën të mos e kemi një bankë të tillë”, ka thënë Kurti.

“Bankat komerciale janë sikur fajde me letra. Ato kanë përfituar jashtëligjshëm nga qytetarët nga qytetarët me normat e tyre të larta të interesit dhe të kamatës. Banka zhvillimore do të kishte fondin e saj. Përfaqësuesin e shoqatës së bankierëve dhe të BQK’së. për këto ka nevojë ajo bankë”

“Banka zhvillimore do ndihmonte jashtëzakonisht shumë tregtinë me jashtë dhe zhvillimin e brendshëm ekonomik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat