Kryeziu: Vendimi i KQZ-së për numrat e subjekteve politike, për të shmangur votat e pavlefshme

Aktuale

Kryeziu: Vendimi i KQZ-së për numrat e subjekteve politike, për të shmangur votat e pavlefshme

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 22:13
Ismet Kryeziu

Drejtori i i KDI-së, Ismet Kryeziu beson se vendimi i fundit i KQZ për subjektet politike te renditen me numra nga 111, është ne frymën e përkushtimit te KQZ-se qe te marre seriozisht rekomandimet e KDI/DNV, per te shmangur votat e pavlefshme.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se me këtë vendim po ashtu krijohet mundësia që secila votë të vlej në mënyrë të barabartë, shkruan Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të tij:

Vendimi qe subjektet politike te renditen me numra nga 111, eshte ne frymen e perkushtimit te KQZ-se qe te marre seriozisht rekomandimet e KDI/DNV, per te shmangur votat e pavlefshme dhe te krijohet mundesi qe secila vote te vleje ne menyre te barabarte.

Inkurajojme antaret e KQZ-se qe gjithashtu te shtyejne perpara modelin e dizajnit te fletevotimit te propozuar nga ana e KDI/DNV, permes te cilit ne baze te testimeve qe jane bere, mund te ndikoj ne pergjysmimin e numrit te fletevotimeve te pavlefshme.

P.s modeli i fletevotimit te propozuar nga KDI/DNV

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat