A do t’i frikësohej Albin Kurti, Ramush Haradinajt e Dardan Molliqajt në opozitë

Aktuale

A do t’i frikësohej Albin Kurti, Ramush Haradinajt e Dardan Molliqajt në opozitë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 22:48
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për opozitën që do ta priste, në rast se ai do të zgjidhej kryeministër.

Kurti është pyetur nga analisti Rron Gjinovci, nëse ai do t’i frikësohej një opozitarizmi që do ta bënin bashkë Ramush Haradinaj dhe Dardan Molliqaj.

“Po le të bëhen bashkë. Edhe ashtu bashkë janë, por s’ka gjë prej asaj pune”, ka thënë Kurti.

Ai tutje thotë se me të në krye të Qeverisë nuk do të ketë nevojë për protesta, sic ka organizuar Vetëvendosje vite më parë, e as nuk do të ketë nevojë që Molliqaj të tërheqë zyrtarë zvarrë nga vetura.

Kurti thotë se “s’do të dëshironte një opozitë të fuqishme si Vetëvendosje”, ndërsa nuk e sheh koalicionin AAK-PSD si rrezik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat