Kurti për zënkën e Abazit dhe Molliqajt: Është një lloj kamikazi

Aktuale

Kurti për zënkën e Abazit dhe Molliqajt: Është një lloj kamikazi

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 23:02
Albin Kurti

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendose, ku është duke kandiduar për kryeministër të Kosovës, ka folur rreth zënkës së anëtarit të partisë së tij, Haki Abazi dhe anëtarit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj.

Kurti e ka quajtur zënkën e tyre një lloj kamikazi.

“Unë nuk e kam parë emisionin se nuk kam pas kohë, por bëhet fjalë për një far lloj kamikazi për ta hedhur në flakë debatin. Është një lloj kamikazi. Është e pa mundur përvec e padrejtë që t’i gjykojmë njerëzit nga pamja e jashtme, siç jam akuzuar unë si një diktator”, ka thënë Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat